KreuAktualitetiKreu i SPAK vizitë zyrtare në Amerikë, Altin Dumani takim me zyrtarin...

Kreu i SPAK vizitë zyrtare në Amerikë, Altin Dumani takim me zyrtarin e lartë të DASH

Kreu i SPAK vizitë zyrtare në Amerikë, Altin Dumani takim me zyrtarin e lartë të DASH

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet në Amerikë, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të lartë.

Zyra e shtypit në Departamentin Amerikan të Shtetit bën me dije se kreu i SPAK në orën 16:30 (22:30 me orën shqiptare) do të pritet në takim nga zyrtari i lartë i Byrosë për çështjet evropiane dhe euro-aziatike Brendan P. Hanrahan.

Takimi i nivelit të lartë që është përfshirë në agjendën zyrtare publike të DASH do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Kjo vizitë e Dumanit vjen vetëm dy javë para se KLP, në datë 15 shtator të çelë garën për drejtuesin e ri të SPAK, duke qenë se mandati i Dumanit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme përfundon në muajin dhjetor.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit