Krimi nuk ndalet…edhe sot një i ri humbet jetën në nje atentat, Klisman Preçi 27 vjeçar. Mbetet i plagosur shoku i tij Ylli Brahimi 46 vjeç.
Pa kaluar java nga atentati i tmerrshëm nē mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vdekur tre të rinj, sot përsëri rrugët lahen me gjak.
Kur do parandalohen krimet? Çfarë na duhet neve të dëgjojmë sa herë ndodh krim dhe përmënden emrat, refreni i përhershëm: “Njerëz mé precedentë penale”!
Të nderuar drejtues të policisë…Çarmatosini njerëzit me precedentë penalë, ndalojini…ju i njihni ata.

Krimi vret…atje përqëndrohuni…faleni dikë që ve ndonjë bast dhe ndaloni ata që marrin jetë. U lodhëm së mbledhuri sasinë e gëzhojave dhe makinat e djegura me armë brenda…
Ne duam sigurinë! Me këto ritme viktimash na kthyet në “Ukrainë”
@NewsIn.Al

