Sunday, May 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKristianizmi, Agios Petros dhe Helenizmi i mohuar i Apostujve nga Besthaida/ Petro...

Kristianizmi, Agios Petros dhe Helenizmi i mohuar i Apostujve nga Besthaida/ Petro Prodani

 

Nje shkrim drejtuar atyre qe mendojne se edhe besimi fetar kerkon prova shkencore …

Gjate dy mije viteve, Bibla eshte shkrojtur nga shume persona. Bile edhe ne ditet tona ka njeres qe e rishkruajne ate sipas mendjes se tyre. Ne kete kendveshtrin, asnje liber tjeter nuk mund ti afrohet ketij rekordi Boteror.
Kuptohet, ‘Biblat Zyrtare’ jane ato qe terheqin pjesen dermuese te besimtareve te krishtere ane e mbane njerezimit. Megjithate, edhe keto variante nuk mund te konsiderohen si plotesisht te sakta. Kjo per shume arsye.

Eshte fakt i njohur qe Krishterimi Lindor ndryshon nga ai Perendimor. Edhe pse origjina e tyre eshte e perbashket ato kane qene ne armiqesi te kamufluar, por edhe te hapur. Raporteve antagoniste nuk i ka shpetuar as zanafilla e Bibles dhe interpretimi i saj. Ne kete pike, studjues dhe historiane te ndryshem kane shpjeguar se si Vatikani ka minimizuar rendesine e Helenizmit ne themelimin e Kristianizmit. Ndersa koleget e tyre izraelite jane perpjekur ta ‘Hebraizojne’ cdo gje rreth e rrotull Izraelit.

Si nje lexues pasionat, mendoj se tjetersimi i fakteve historike vazhdon dhe sot e kesaj dite.
Per ta bere pozicionin tim me te qarte, do te ndalem tek qyteza Bethsaida, nje vend ku Helenizmi vazhdonte te ishte prezent ne kohen e Jezusit. Ne kete vendbanim Ai kishte bere disa nga mrekullite e tij me te degjuara. Ne Bethsaida kishin lidur edhe tre peshkataret e varfer qe me vone do te ktheheshin ne Apostuj te Krishterimit.
Pikerisht: Apostoli Petros, Apostoli Andreas dhe Apostoli Filipos.
Ne greqisht:
Απόστολος Πέτρος, Απόστολος Ανδρέας dhe Απόστολος Φίλιππος.

Dy te paret ishin vllezer. Andreas e prezantoi vellane e tij te vogel tek Krishti. Dhe ketu fillon manipulimi historik.
Bazuar ne ‘Biblat Zyrtare’, emri i vertete i Petros ishte Simeon, qe ne hebraisht do te thote ‘Degjues’.
Personalisht nuk bie aspak dakord me kete perafrim. Une mbroj variantin qe thote se ate e therrisnin Simon/Σίμων, qe ne greqisht do te thote ‘Hunde-shtypur’. Ky llagap tregonte nje tipar fizik te tij.
Ndersa emri i tij i vertete ishte Petros, nje emer ky i perdorur qe ne Antikitetin Helen.
Nuk ishte Jezus qe e ‘Pagezoi’ Petron me kete emer. Ishin prinderit e tij qe e kishin qojtur keshtu djalin e tyre.
(Per paralelizem historik. Ne traditen orthodokse shqiptare, kur nje familjeje i vdiste nje bebe mashkull, ne se femija qe do te lindte pas tij ishte mashkull, atij i vihej emri ‘Guri’. Kjo ka qene nje tradite e vjeter edhe ne popullatat greke. Keshtu mund te kishte ndodhur edhe ne rastin e Petros.)
Krishti ne menyre figurative u shpreh se do ta ndertonte kishen e tij mbi nje Petra/Shkemb duke aluduar qe peshkatari nga Bethsaida qe mbante kete emer do te behej guri i themelit mbi te cilin do te ngrihej Kristianizmi.
Kjo thenie u hiperbolizua dhe kthye ne nje legjende. Sot, ‘Zemra’ e Vatikanit eshte ‘Basilica di San Pietro’, nje ndertese qe thuhet se u ndertua pikerisht aty ku Petroja u varr kokeposhte. Problemi eshte se nuk egziston asnje material qe te thote se Petroja shkoi ne Rome dhe vdiq aty si martir i Kristianizmit. Pa u zgjatur ne kete krijim fiktiv te Katolicizmit le te shohim ku e ushtruan aktivitetine tyre tre Apostujt nga Bethsaida.

Petroja udhetoi dhe perhapi Fjalen e Zotit ne Azi te Vogel, ne Palestine, duke arritur kulmin ne Antioch/Ἀντιόχεια, nje qytet madheshtor i Helenizmit Antik.
Andrea perhapi Fjalen e Zotit ne zonat e Detit te Zi te njohura per prezencen masive dhe te vjeter te Helenizmit.
Filipi udhetoi neper Siri, Greqi dhe Anatoline Qendrore, duke lene gjurme unike ne Ierapolis/Ἱεράπολις, nje qener e rendesishme e Antikitetit Helen.

Lind pyetja: A mund ta permbushnin misionin e tyre tre Apostujt ne se nuk e kuptonin Boten Helene ?
Une mendoj se jo. Permeteper, besoj se ata i perkisnin familjeve te helenizuara. Kete e tregojne emrat e tyre. Andreas, ne greqisht do te thote ‘Burreror’. Filipos, ne greqisht do te thote ‘Mik i kuajve’. Piken mbi ‘i’ e ve njohja e mire e gjuhes greke te cilen Apostujt e siperpermendur e perdornin ne predikimet, komunikimet dhe mesazhet e tyre.

C’fare thote shkenca ne kete drejtim ?
Disa javeve me pare nje ekip studjuesish beri germime ne nje vendbanim te lashte qe mendohet se eshte Bethsaida e permendur ne Bibel. Midis te tjerash, arkeologet zbuluan nje mozaik te shkrojtur ne Greqisht qe mendohet te jete pjese e nje kishe te ndertura mbi shtepine ku kishte lindur Petros dhe Andreas.
Edhe pse mozaiku ishte ndertuar disa shekuj me vone nga vdekja e vllezerve Apostuj, prape se prape, gjuha greke tregon se besimtaret ne ata zona ishin njohes te mire te saj. Logjikisht, nuk perjashtohet afiniteti i tyre me Boten Helenike.
Mozaiku Kristiano-Greko-Orthodhoks tregohet me poshte.

Dhe dicka tjeter, e vogel por shume domethenese. Gjate germimeve ne Besthaida jane gjetur edhe kocka derrash. Kjo do te thote qe aty jetonin popullata qe e konsumonin mishin e derrit. Natyrisht qe keto familje nuk i perkisnin Judaizmit.

Kush mund te thote me siguri se Andreas dhe Petros nuk kishin ngrene disa nga keta derra ?
Perse duhet te besoj dike qe insiston se ata ishin hebrej dhe nuk hanin mish te tille ?
Shkenca nuk eshte dogme …

Nje shkrim mbi kerkimet e fundit ne Besthaida, Israel, gjendet ketu: https://tantur.org/news-events/news/bethsaida-the-lost-city-of-the-apostles-found-at-last/

@NeesIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments