Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeAktualiteti"Kroi i Janos: shpirtërisht të jeni të pastër si ky ujë 1931"

“Kroi i Janos: shpirtërisht të jeni të pastër si ky ujë 1931”

“Kroi i Janos: shpirtërisht të jeni të pastër si ky ujë 1931″

Të ndalesh për të pirë ujë në një burim, dhe të lexosh këtë thënie madhështore, të bën të ndihesh kaq i vogël ose të jep krahë të fluturosh!
Në Shtikë të Kolonjës ndodhet burimi i Janos me këtë mbishkrim, imagjinoni çfarë njerëz dhe çfarë kulture kanë patur dhe mbase kanë akoma këto zona të fshehura.
Me sa dëgjova Shtika ka qenë e ndërtuar pak më lart se burimi në fjalë, më pas u shpërngul si fshat në krye të kodrës. Njerëzit mikpritës, punëtorë, të buzëqeshur e të respektuar. Në shkollën e Shtikës vinin nga fshatrat përreth. Ajo që më bëri përshtypje përveç thënies te burimi ishte kisha dhe bredhi mbi 2 shekullor pranë saj si dhe vija e ujit në mes të rrugës (dikur ujë qelibar i pastër dhe shtruar me gurë). Pak më poshtë ndodhet një minierë sipërfaqësore qymyri. Pasuria e nëntokës pasqyrohet në pasurinë e zemërgjerësisë të banorëve të saj.
Nëse nuk ju bie rruga për të shkuar në Kolonjë atëherë nisuni enkas për në Shtikë, gjithkush do të gjejë diçka në vetvete, dikush mbase do të gjejë vetveten!

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments