Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKryekomisari i Trafiqeve në Durrës, Gazmir Preçi është arrestuar mbrëmjen e sotme...

Kryekomisari i Trafiqeve në Durrës, Gazmir Preçi është arrestuar mbrëmjen e sotme…

Kryekomisari i Trafiqeve në Durrës, Gazmir Preçi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Preçi duke shfrytëzuar funksionin, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një personi i cili zotëron një lokal në qytetin e Durrësit.

Policia bën me dije se në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments