Kryemadhi distancohet nga Meta: Nuk komunikoj me të, pas 11 majit largohem nga politika
“Nuk kam komunikuar dhe nuk komunikojmë bashkë. Nuk më intereson fare. Pas 11 majit, për mua nis një jetë tjetër, larg politikës”, tha Kryemadhi në emisionin “Debat”.
Ish-kryetarja e LSI-së nënvizoi se ka dhënë 21 vite kontribut në politikë dhe se tashmë ka vendosur të tërhiqet. Ajo pranoi se do të kërkojë votën për babain e fëmijëve të saj, për të cilët “jep jetën”, por shtoi me ironi se “nuk ka Romeo dhe Zhuljeta 50-vjeçarë
Kryemadhi komentoi edhe votën e diasporës, duke e cilësuar të cenueshme dhe të rrezikuar nga shitblerja, veçanërisht në vende si Greqia dhe Italia, për shkak të situatës ekonomike të emigrantëve.
Duke folur për gjendjen e Partisë së Lirisë, ajo u shpreh se shkëputja e lidhjes me terrenin ka dëmtuar strukturën dhe ndikimin elektoral të forcës politike që themeloi vetë. “Më erdhi keq për Metën që u vendos në listë të hapur, sepse kishte njerëz që kur ai ishte jashtë, ‘prisnin damarët’ për të”, tha ajo me tone kritike ndaj rrethit të ngushtë të Metës.
Kryemadhi hodhi akuza edhe ndaj kryebashkiakut Veliaj, duke thënë se ka bashkëpunuar me ish-anëtarë të LSI-së për të ushtruar presion ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, arrestimi i Veliajt ishte një lëvizje strategjike e Ramës për të frenuar një rival politik. “Nuk e arreston për rrobat e gruas, por për inceneratorët, njësoj si Lefter Kokën”, përfundoi ajo
@NewsIn.Al