KreuAktualitetiKryemadhi në SPAK ju kërkon prokurorëve votën për opozitën dhe Metën!

Kryemadhi në SPAK ju kërkon prokurorëve votën për opozitën dhe Metën!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme. Ajo mbërriti në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e veshur me një fustan të zi, ndërsa mbante edhe syze.

E pyetur nga gazetarët se pse kjo zgjedhje, Monika Kryemadhi shkëmbeu batuta teksa u shpreh se do e tregonte pasi të dilte nga Prokuroria e Posaçme. ”Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu, por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.

Pas daljes nga prokuroria ajo tha për gazetarët se u ka kërkuar personave në brendësi të prokurorisë dhe stafit që të votojnë në 11 maj koalicionin opozitar. ”Iu kërkova votën për koalicionin opozitar. I takova të gjithë. Unë kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi. Do ta kërkoj votën deri në fund”, tha Kryemadhi duke iu referuar kreut të PL, Ilir Metës, i cili garon në listën e hapur të Tiranës.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit