KreuAktualitetiKryeministri “zbarkon” tek Plaza, kush e takoi Ramën disa orë para zgjedhjeve…

Kryeministri “zbarkon” tek Plaza, kush e takoi Ramën disa orë para zgjedhjeve…

Kryeministri “zbarkon” tek Plaza, kush e takoi Ramën disa orë para zgjedhjeve…

Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim në Hotel Plaza me vëzhguesit e OSBE në Tiranë.

Në takim ishin të pranishëm Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, Kreu i Delegacionit të AP të OSBE-së, Björn Söder dhe Koordinatori i EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

Tema e diskutimit me siguri ka qenë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit që do të mbahen ditën e nesërme.

Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 11 Majit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Procesi i votimit nis ditën e nesërme, datë 11 Maj, në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit