Kryetari i Grupit Parlamentar të P.S Niko Peleshi, jep lajmin e shumëpritur…
Raporti i miratuar nga Komiteti për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian është një vlerësim i qartë dhe i merituar për progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ky raport njeh përkushtimin tonë për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike, arritje që janë rezultat i punës së palodhur dhe vizionit të qartë për të ardhmen.
Vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe vendosmëri drejt rrugës europiane që nuk është vetëm një aspiratë politike, por rruga e vetme që garanton zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet për vendin tonë.
#Shqipëria2030

Niko peleshi
@NewsIn.Al

