Kthehu!
Ka shumë kohë,
që edhe fluturat e natës
më kanë braktisur.
Nuk përplasen më,
në xhamat e dritares time,
si dikur.
Ah! Dikur, ishte ndryshe…
Ikja jote, pa kthim
i trazoi ujrat,
e prishi harmoninë e qiellit.
Asgjë nuk është më si më parë,
as lindja e diellit,
as ekuinokset,
netët janë më të gjata
dhe hëna nuk del më e plotë..
Kthehu!
Ma mallkove botën me IKJE!
Sivjet edhe stinët janë vonuar..
gjergj zefi 18 maj ’19
@NewsIn.Al

