KreuAktualitetiKu ka shkuar kryetari!?/ ZHDUKET PA NAM E NISHAN GAZ BARDHI

Ku ka shkuar kryetari!?/ ZHDUKET PA NAM E NISHAN GAZ BARDHI

ZHDUKET PA NAM E NISHAN GAZ BARDHI

Bëhen ditë që kryetari i grupit të Rithemelimit ka ndërprerë daljet publike. Madje ai ka abandonuar edhe protestën e përkrahësve të Sali Berishës para bashkisë së Erjon Veliajt.

I pazakontë avullimi i Gazmend Bardhit nga daljet e tij publike. Mesa duket misioni i tij për të krijuar idenë e reme të bashkimit të PD ka përfunduar me dështim të plotë.

Mbase sulmet që Bardhi ka marrë jo vetëm nga mbështetësit kamikazë të Berishës duke i kërkuar që ai me të vetët të vinin poshtë ballkonit për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të dizenjuar non grata nga SHBA, por edhe paralajmërimet shantazhuese nga mazhoranca për rihapjen e hetimeve për dosjen e Elbasanit, për të cilën flitet se ekziston një video që e implikon Bardhin në urdhër-dhënie për hapje zjarri gjatë së cilës pati dhe viktima, do ta kenë tulatur këtë të fundit të jetë më i stepur në aktivitetin e vet politik.

Madje deputeti Bardhi nuk është dukur poshtë ballkonit jo e jo, por as në protestat para bashkisë së Tiranës, ku mbështetës të Sali Berishës kërkojnë edhe largimin e Veliajt edhe lirimin e doktorit.(O.M.P)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit