Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeAktualiteti"Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë-Kujdes me fjalën dhe ti zotëri/ Dritëro...

“Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë-Kujdes me fjalën dhe ti zotëri/ Dritëro Agolli

Kujdes me fjalen !

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë,
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri;
Pushteti i fjalës është i veçantë,
Gatuan male dhe kakërdhi.
Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë,
Pikojnë çezma me helm të zi;
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë,
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Nga fjala humbën Judë e Pilatë,
Strategë e mbretër me mbretëri;
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë,
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri.
Kur fjala nxirret nga buzët jashtë,
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi;
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë,
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri.
Unë fjalën vetë e shtroj në kartë.
Dhe brenda syve se ç’është e di;
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë,
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri.

Dritëro Agolli.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments