Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtKujton se e njeh nje grua qe ndoshta ka dashur nje burre...

Kujton se e njeh nje grua qe ndoshta ka dashur nje burre ,jo kurre !?/Av.Entela Dvorani.

Të njihni një femër mendoni se e njihni,kur ajo di sa bukur të jetojë mes gënjeshtrave të burrit të saj,të gëlltisë krenarinë pasi trishtimi i ka zënë vënd, përzjer me ndonjë gotë plot lëng që djeg, pa bere fjalë !
Takoni një grua ,një grua që ka dashur një burrë,pastaj edhe një tjetër që ka dashur Ai , edhe një tjetër,
edhe një tjetër,
bëhuni njësh me dhimbjet e tyre,
dëgjoni plot vëmendje se ç’ka marre, ç’ka vrarë te ato Ai,
ç’krisma,
thyerje,
zhurma,
shpirti i tyre kërcet,
prit ,
dëgjo,
hesht,
dëgjo,
a eshte ngritur ndonjëra, apo akoma dhimbja vit mbas viti po e terheq ?!

Si u ka tërhequr flokët dhe dhimbjen ia falën ? !
U ndane dhe u rikthyen serisht ? Jo . E pabesueshme . Ç’kini bërë, shprese për çfarë, nje dhimbje te re?

Si tha :
– “Ah ,ty që s’ti shkula dot floket , i kishe te shkurtra si burre”

I ka lënë pa bukë,
në rrugë,
me fëmijë në krah ,
pa pune, s’i jane dhimbsur lotet e tyre, s’i nuk ndjente gje, ka qene i semure, ka qene i çmendurr !

Si tha :
“- s’ ke faj ti s’a bëra gropën”

I ka gënjyer,
po lënë, lene ne momentin me te veshtire ne jete,i ka larguar me lojëra, si i ka tallur kur vuanin ne dhimbje !
Si i zhyste ne grindje !
Here mesazhe njeres , here tjetres ju dergonte e ai si maçok lepinte veten dhe mes loteve te tyre veten e llastonte !
Kujton se e njeh te verteten mbi nje grua ?!
Kujton se e njeh nje grua qe ndoshta ka dashur nje burre ,jo kurre !
Ti kurre nuk e njeh nje grua.

●Me lehte e ke te njohesh veten nese je burre.

Si the ? Flokeshkurter si burre !
Provincial qenke ti qe as syri s’te sheh moter, po as nënë.

Nje grua flokëshkurter, e thinjur,me thinje natyrale qe rri ne heshtje, te vezhgon pa rreshtur dhe duron hukatjet e tua si çilimi
– kur ti gezohesh se u tregon bilbilin porno online gjithe grave qe leqendisin syte e ç’të sheh syri femer para,
– eshte nje nene , nje grua , nje femer qe gezohet me ty birbo biri që fryhet e shëndoshet sa s’pëlcet nga dhimbja qe imponon hipokrizi sjellja jote !

Eshte nje nene që ndoshta semundjet nuk lejojne te arrije vetedijen te çojë veten ne pendese para grave te tua t’u gjunjezohet,
se lindi birin e pabese me perkedheljet e saj te harbuara, pa kuptuar .

● Gjiri i nenes nuk rri jashte ende kur biri i saj moshohet.

Për nënën që rriti një bir me gjirin jashtë ,
te shkapërdredhur
ku çdo grua qe takoi biri i saj sot lëngon,
mësova se nuk e njeh dot të verteten qe mban ne zemer nje grua,
pyesni nënën e një burri të tillë , do kuptoni dhimbjen e Botës.
Sa pak e njohim te verteten , nese do t’a njihnim do kish me pak lote syri ne nje grua.

Nëna nëse i doni të lumtur fëmijët, mos i përkëdhelni me ” gjirin jashtë”
rritini me ndjenjen tuaj, tregojuni sa dhemb loti.

Nga Av.Entela Dvorani

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments