Kur kultura qytetare, triumfon mbi interesat e vogla partiake…
Postimi i gazetarit Roland Beqiraj në faqen e tij në FB:
Ja veprim i nje njeriu me integritet te larte profesional dhe politik. Nuk pranon Alibej listen e tij dhe ia sjell gati nga Tirana, epo ik pirdhu!
Njoftim
Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçëë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.
Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.
(Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)
@NewsIn.Al

