KreuAktualiteti"Kur të marrësh udhën tënde, mos e kthe kokën pas"/ Gjergj Zefi

“Kur të marrësh udhën tënde, mos e kthe kokën pas”/ Gjergj Zefi

Asaj***

Kur të marrësh udhën tënde,
mos e kthe kokën pas,
asgjë s’është më e jotja,
veç dashurive
që heshturazi
do të ndjekin si hije…

Mos kërko më asgjë,
as pasuritë që të lidhën duart,
as lavdinë që t’i errësoi sytë.
Mendo vetëm për ata
që po i braktis
në atë pak përjetësi…

Se dashuritë,
janë lutjet e fundit
që do ta mbajnë gjallë
kujtimin tënd,
derisa edhe ato
të treten një ditë
në heshtjen e përbotshme…

gjergj zefi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit