Kush e mbron demokracinë tonë në internet? Ku po luhet demokracia sot?
Nuk ndodh më vetëm në sheshe, në gazeta apo rreth një tavoline kafeneje. Një pjesë e madhe e debatit politik tani po zhvillohet në Instagram, në Facebook, në TikTok ose në platforma të tjera dixhitale. Interneti është bërë tashmë prej kohësh një hapësirë publike.
Gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe dhuna online po i përjashtojnë gjithnjë e më shumë njerëzit nga debati publik. Një gjë e tillë duhet të na bëjë të reflektojmë se demokracia ka nevojë për hapësira ku të gjithë mund të shprehen lirisht e pa frikë.
Gjigantët e teknologjisë janë përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave tona themelore. Sepse një demokraci e gjallë ka nevojë për një internet të sigurt.
Ne Zvicer, nje inisiative qe ka te bëjë me mbrojtjen e të drejtave themelore dhe demokracisë në hapësirën dixhitale, se shpejti do te hidhet per votim popullor.
Kerkohet që Kushtetuta të ndryshohet si më poshtë:
Neni 93a :Mbrojtja në hapësirën dixhitale.
1 Konfederata të miratojë ligje mbi mbrojtjen e të drejtave themelore dhe proceseve demokratike të vendimmarrjes në hapësirën dixhitale.
2. Të detyrojë ofruesit e platformave të komunikimit ose motorëve të kërkimit dhe çdo ofrues që gjeneron përmbajtje duke përdorur sisteme të automatizuara ose të bazuara në inteligjencë artificiale:
a. të mbrojnë popullsinë nga shkeljet e të drejtave të tyre themelore;
b. të parandalojnë shpërndarjen e përmbajtjes që përshkruan dhunë seksuale dhe përmbajtjes që nxit dhunën ose glorifikimin e saj;
c. të kufizojë rreziqet sistemike të manipulimit të proceseve demokratike të vendimmarrjes, të shkaktuara në veçanti nga dezinformimi ose amplifikimi algoritmik;
d. të mbrojë popullsinë nga krimi kibernetik;
3.Furnizuesit të jenë të detyruar të hetojnë, pa pagesë, çdo tregues të shkeljes së detyrimeve të tyre siç përcaktohet në paragrafin 2, të marrin masat e nevojshme korrigjuese dhe të raportojnë publikisht për këtë çështje. Konfederata duhet të rregullojë procedurat dhe mbikëqyrjen e furnizuesve.
T’i jepet fund dhunës në internet! Dhuna dixhitale nuk është rastësi. Politikanët mbyllin sytë dhe gjigantët e teknologjisë përfitojnë prej kësaj heshtjeje. Një gjë e tillë duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë! Ne kërkojmë të vihen rregulla të rrepta ndaj platformave.
Edlira Bedri Dedja – Zvicër
@NewsIn.Al
