KreuAktualitetiKush është pasuesi i Yuri Kim? Emërohet Ambasadori i ri amerikan në...

Kush është pasuesi i Yuri Kim? Emërohet Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri.

Emërohet Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Kush është pasuesi i Yuri Kim?

Presidenti i SHBA ka nominuar David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë. Kostelancik është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar. Aktualisht shërben si këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, gjeneral Mark Milley.

Kostelancik ka shërbyer më parë si zëvendës shef i Misionit dhe si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA në Hungari.

Ai ka shërbyer si drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore, drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve.

Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA në Rusi. Po keshtu ka shërbyer në Misionin e SHBA në OSBE në NATO, në Tiranë, dhe në Ankara. Me origjinë nga Illinois, ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, ku fitoi një Master të Shkencave.

Ai gjithashtu mori një diplomë Master të Arteve nga Universiteti i Miçiganit. Flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit