Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u...

Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan nga Durrësi,në qelitë e Peqinit (EMRAT)

Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan nga Durrësi,në qelitë e Peqinit (EMRAT)

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela, janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve që u transferuan, janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit ‘Ura’ dhe Revansh.
Transferimi u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15.

Vendimi për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit, erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit.

Burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë.

Sipas burimeve, 206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin, i pajisur me seksione të posaçme të sigurisë së lartë.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments