KreuAktualitetiKush më shumë se një vajzë dardhare mund ti shkruajë pranverës dhe...

Kush më shumë se një vajzë dardhare mund ti shkruajë pranverës dhe dashurisë? / Erdhi koha ti shkruaj pranverës…

Kush më shumë se një vajzë dardhare mund ti shkruajë pranverës dhe dashurisë?

Erdhi koha ti shkruaj pranverës…..ARSINOI ZENGO

Ështe stina më e bukur e imja!
Frymëzimi të kap pa kuptuar, ndonëse ti je akoma në gjumin e dimrit ajo të troket në portat e zemrës, dhe ti papritur zgjohesh me tjetër dëshirë për të jetuar, dhe shpresuar se ngjyrat e bukura të pranverës u rikthyen serish.

I kthehem nostalgjisë të atyre viteve, ku jeta ime ishte e rrethuar me ylbere ngjyrash në këtë periudhë.

-Erdhi Pranvera… ja pra stina e luleve.
Bari sapo kish filluar të dilte me ngjyrën e shpresës “jeshilen” magjepsëse!
Po lule shqera?!
Aty ndënë njërën avlli te rrugicës nje tufë me lule shqerka buzëqeshin, duke u përkëdhelur se vallë ato ishin të parat që sollën pranverën,,,,
dhe sipër zili pak më andej ehhhh manushaqkat perpelitnin qepallat dhe të ofronin aromën dehëse duke të bërë ti dashuroje me një shikim!
Sythat e kumbullave sapo shpërthenin dhe të mendosh që sa hap dhe mbyll sytë do shndërroheshin në nuse me fustane të bardha dhe parfume ipnotizuese!
Ja dhe koria me pishat dhe pemët e tjera po behen gati te garojnë jeshillëkun anë e kënd, dhe ndërkaq zogjtë po rikthejnë shtegetimin përsëri në folezat ku nje vit më parë kishin ndërtuar!
Vogëlushat ju rikthyen gumëzhimave, brohoritjeve entuziazmit se erdh behari….

Unë e adhuroj pranverën është stina që më bën të mbush shpirtin me ngjyra, gëzim, shpresë… dhe çdokujt i dhuron sadopak motivin që të përcjellë pranverë në jetën e tyre!

Pranvera stina që unë dashuroj!

Arsinoi Zengo

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit