Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel"...Kaq...

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel”…Kaq është vlera e jetës!

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel”

Kaq është vlera e jetës!

Tiranë- Një detaj mjaft i trishtë është publikuar nga eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço për rastin e vrasjes së rojës së Top-Channel Pal Kola.

Ai ka publikuar fotografinë e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë dhe kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1:00 të mesnatës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt ambjenteve të Top Channel, duke lënë të vdekur kështu rojen e televizionit.

Ndërkohë është gjetur dhe automjeti i djegur, i autorëve brenda të cilit janë gjetur dhe kallashnikovët të përdorur në krim.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments