KreuAktualitetiLaert Haxhiu është  shprehur se "Aldo Bare ofron 1 mln euro për...

Laert Haxhiu është  shprehur se “Aldo Bare ofron 1 mln euro për të më vrarë”!

Laert Haxhiu është  shprehur se “Aldo Bare ofron 1 mln euro për të më vrarë”!

Laert Haxhiu, që ndodhet në një nga burgjet e Greqisë për shkak se akuzohet për vrasjen e dy bashkëatdhetarëve të tij në Athinë, pretendon se Aldo Bare kërkon eliminimin e tij fizik.

Haxhiu ka dhënë një intervistë nga burgu për gazetarin Vassilis Chitos, gjatë të cilës ka akuzuar Aldo Baren se ka vënë në dispozicion shumën prej 1 milion eurosh për vrasjen e tij.

“Aldo Bare paguan të më vrasë për hakmarrje për vrasjen e 2-fishtë në Lushnjë në 2017’- ka deklaruar Laert Haxhiu. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar.”, shkruhet në një reportazh të medias greke nga gazetari Vassilis Chitos.

Sipas Laert Haxhisë, arsyeja pse Aldo Bare kërkon ta heqë qafe lidhet me masakrën e Lushnjës, pasi vetë Haxhia akuzohet se ka tentuar në vitin 2017 të ekzekutojë Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares.

Shkurti i shpëtoi bresherise së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij që humbën jetën.

Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta. Prokurorët e Zyrës së Krimeve të Rënda Tiranë e akuzuan për pesë akuza për vrasje, krijim të organizatës kriminale, shkatërrim prone, përdhosje varresh dhe trafik ndërkombëtar droge. Banda e tij ishte bërë e tmerrshme në Lushnjë në vitin 1997.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit