Lajmi i fundit! Vrasje me armë zjarri në autostradën Vlorë-Fier
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku raportohet për një vrasje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës.
Marku, dinamika e vrasjes së të cilit ende mbetet e paqartë, nuk është një emër i panjohur për autoritetet e policisë, pasi ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak
Në vitin 2023 Kristian Marku alias Kristi Bardhi është skeduar nga policia si i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në 26 mars të këtij viti në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit Saimir Reçi, çka ngre dyshime se dhe kjo ngjarje mund të ketë të bëjë me ndonjë hasmëri mes fiseve në Rrëshen.
@NewsIn.Al

