LAMTUMIRË LEGJENDË!
Ishte një nga figurat më të mëdha të sportit shqiptar. Shkëlqeu si volejbollist i Dinamos së Tiranës (në 4 skuadrat më të mira të Europës) dhe Kombëtares, por u bë i PAVDEKSHËM si trajner, duke udhëhequr ekipin e femrave të Dinamos drejt një epoke të artë me tituj të shumtë kampionë dhe suksese ndërkombëtare (3 herë në 4 skuadrat më të mira të Europës).
Sot nuk po i them lamtumirë vetëm një LEGJENDE të sportit shqiptar, por një njeriu me të cilin u rrita, një figure që ishte pjesë e kujtimeve më të bukura të fëmijërisë & adoleshencës sime dhe të familjes së madhe të Dinamos.
KRESHNIK TARTARI la pas trofe, fitore dhe histori, por mbi të gjitha la respekt, karakter dhe shembull njerëzor. Për ne që patëm fatin ta njohim nga afër, ai do të mbetet gjithmonë i njëjti: i thjeshtë, fisnik dhe shumë i madh.
Kur ikin legjendat, mbetet historia!
KRESHNIK TARTARI ishte histori, krenari dhe lavdi e sportit shqiptar.
Dinamo sot është më e varfër, sporti shqiptar është më i varfër, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë.
U prehsh në paqe LEGJENDË🙏
Nuk do të harrohesh kurrë! Lavdia jote do të jetojë sa të jetojë sporti shqiptar!
Faleminderit për gjithçka që i dhe këtij vendi! Qielli sot fitoi një kampion të madh!
Ervin Petraq Baku
@NewsIn.Al
