Lapaj ankimon vendimin e KQZ: Pranoni dorëheqjet në listën e mbyllur të Tiranës
Kushërira e tij mori mandatin e deputetes, Lapaj ankimon në KAS vendimin e Celibashit
Në shkresën e dorëzuar, Lapaj i bën thirrje KAS-it që të miratojë dorëheqjet e kandidatëve në listat e mbyllura dhe të mos pranojë revokimin e bërë nga Kordhoni dhe kushërira e tij Xhuveli e cila mori mandatin deri në momentin kur të mundësohet që ky mandat t’i kalojë Lapajt.
Partia “Shqipëria Bëhet” i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që të njohë dorëheqjet në bllok të kandidatëve në listën e mbyllur të 11 majit.
Me kërkesën e dërguar, partia e kryesuar nga Adriatik Lapaj ankimon vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi i cili tha se dorëheqje të tilla nuk pranohen pasi në rast të dorëheqjes më 11 maj të këtyre kandidatëve, atëherë partia s’do të mund të quhej më e regjistruar për zgjedhje.
Mandati i vetëm e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që u sigurua në qarkun e Tiranës, i mbeti Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt pas një “lufte” disa ditore mes këtij të fundit dhe Endri Shabanit sa i takon faktit se Zeqir Kordhoni, daja i Shabanit nuk pranonte të jepte dorëheqjen nga kandidimi në listën e mbyllur.( Versus.Al)
@NewsIn.Al
