Lavdi Marëzisë- Nga prof.Artan Fuga
Që bota ka hyrë në një fazë cmendurie, kjo nuk ka diskutim!
Jo vetëm sulmuesit që pritej të sulmonin e bombardonin kryeqytetin, dhe institucionet e tij, vijnë vërdallë nëpër territor dhe bëjnë krime mbi civilë, krejt pa kuptim!
Por, edhe pjesa tjetër, nëse ay nuk bëka bllof me armën bërthamore siç thotë ajo, por ka rrezik ta përdorë, çfarë merremi jo turizmi, jo mbikatet, jo zgjedhjet, hajde mo hapim tunele në Dajt të fusim kokën! Se kështu i bie!
Nga njëra anë thuhet rreziku bërthamor, nga ana tjetër vazhdohet të bëhen përgatitjet për kampionatin e futbollit!
Shkojmë në luftë apo shkojmë në festë, apo njëherësh edhe në hendek edhe në dasëm!
Sa mirë e kishte Erazmi i shkretë i Roterdamit. Njeriu ka mendje, por nuk është i mëncur vërtetonte ai te vepra “Lavdi marrëzisë”!
I vogël, nuk arsyeton dot, adoleshent është nën efektin e libidos seksuale, i rritur jepet pas interesave dhe jo arsyetimit, në pleqëri e kap alzeimeri, pra më shumë është në gjendje çmendurie dhe budalliku sepse arsyeje!
Cfarë na bën këta iluministët, racionalistët, utopistët që na thanë se bota drejtohet nga arësyeja! Ku është mo? Botën e sundon budallalliku!
@NewsIn.Al

