LETËR E PA NISUR…
Zemërthyer po të shkruaj se kjo jetë më ka lodhur,shumë herë lënduar aq sa shpesh fuqitë nuk më kanë dhënë forcë të mund të buzëqesh e të vazhdoj. Jam dorëzuar,jam dorzuar shpesh pa mundur të bëj asgjë për të ndryshuar pafuqinë time,lodhjen,dhimbjen,pakënaqsinë.
Asgjë nuk vlen më shumë se një fjalë,pikërisht forca e saj më ka munguar në çastet e mia më të vështira. Forca e saj në momentin e duhur do ishte forca ime,për të ndryshuar atë çka nuk duhet të jetojë brënda meje.
Unë e dua jetën,dhe ky është qëllim në vitet e mia,ta jetoj atë në mënyrën më të mirë të mundshme,të mund të jap për të nga vetja atë çka kam e është më e mira imja,por jo. Shpesh ajo pjesë imja ka fjetur, është zgjuar ajo gjysma tjetër që nuk do doja ta shpërfaqja,ajo gjysma që duhet të përshtatet e përballet me botën e egër dhe për këtë shpesh duhet të bëhet si ajo,e ligë.
“E ligë”,unë e ligë,ç’fjalë e shëmtuar që nuk do doja as ta shqiptoja. Po si mund të kthehem në një “e ligë” kur nuk ma nxë as goja? Po si tja bëj të përballem me gjithçka më rrethon që është kaq e shëmtuar, gati çnjerëzore jo rrallë.
Ndaj me zemër të thyer po të shkruaj se jam e lodhur,e stërmunduar. E di që ndoshta do të duash të më kthesh përgjigje se njësoj ndjehesh dhe ti,se nuk po të them ndonjë gjë kaq të veçant,por jo,ajo që unë ndiej në këto momente që po të shkruaj është sikur të merret fryma,sikur të janë prerë gjymtyrët e nuk mund të ecësh. Sdi si kanë ardhur këto kohë e si kanë ndryshuar njerëzit si të jenë pa zemër e pa shpirt dhe kur i kanë ju thyhen ,ju coptohen.
Manushaqe Toromani
@NewsIn.Al

