-LETRAT E VJESHTËS-
Letrat e pashkruara më solli vjeshta
Dhe lotët që fshehur mbaje në shpirtit,
E pashmagshme metamorfoza,
Dashuri e dënuar me prognoza të rënda…
Me shkulmet e erës vërshojnë mendimet,
Shpërhapur gjithkund, të përçara në luftëra,
Dot më buzëve s’u ngjiten puthjet,
Premtimet dergjen me gjethet e kalbura…
Letrat e pashkruara më solli vjeshta,
Me mijëra një herësh, tani, në fundin e saj,
Në grushte fort lotët shtrëngova,
Me mallin e djegur të verës së heshtur…
-ARMENIDA-
(Tetor 2021)
@NewsIn.Al

