Shorti për Ligën e Kombeve, Kosova në grupin B3, Shqipëria në C1
Ku e shpure Shqipërinë mister Silvinjo!
Kosova është shortuar në grupin B3 të Nations League aty ku ka përballë skuadrat si Izraeli, Austria dhe Irlanda. Një grup jo dhe aq i lehtë për dardanët e Fodës, të cilët më herët do të luajnë në Play-Off e kualifikueseve drejt Kupës së Botës.
Kosova nuk është lejuar të shortohet në një grup me Bosnia-Hercegovinën, kjo sipas UEFA-s. Në rast se renditet e para në grup, do të ngjitej në elitë mes skuadrave më të mira të garës. Ashtu si Shqipëria, luan në muajin shtator deri në nëntor 2026.

Pas rënies në Ligën C, kuqezinjtë kanë mësuar emrat e tre rivalëve që do t’i sfidojnë në Ligën C: Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Në letër, fati duket se i ka buzëqeshur Shqipërisë, duke i kursyer kundërshtarë si Sllovakia apo Bullgaria, por rruga drejt rikthimit në elitë kërkon përqendrim maksimal, sidomos ndaj “Vizatimeve” finlandeze.
Rivali më i fortë i vazos së dytë mbetet Finlanda. Historiku i përballjeve flet në favor të tyre, me kuqezinjtë që kanë arritur vetëm 2 fitore në 7 takime, kundrejt 4 sukseseve të nordikëve. Me një bilanc golash 6-8, Finlanda mbetet pengesa kryesore për vendin e parë, teksa kujtojmë se në ndeshjet tona të fundit zyrtare (kualifikueset e Botërorit 2002), ne nuk arritëm të merrnim asnjë pikë.
Bjellorusia dhe kujtimi i vitit 2020
Me Bjellorusinë, Shqipëria ka një histori krejtësisht të balancuar: 7 ndeshje, 3 fitore për ne, 2 për ata dhe 2 barazime, me një golavarazh perfekt 10-10. Megjithatë, kujtimet më të freskëta janë pozitive. Pikërisht ndaj tyre në vitin 2020, djemtë tanë siguruan ngjitjen në Ligën B pas një fitoreje drithëruese 3-2 në Tiranë dhe një suksesi të pastër 0-2 në transfertë. Bjellorusia mbetet një skuadër fizike, por që Shqipëria e ka treguar se di ta mposhtë.
San Marino, detyrim për pikë maksimale
@NewsIn.Al
