KreuKulturë / Art-" Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat...

-” Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera.”/ Honore De Balzak

THËNIE NGA HONORE dë BALZAK

Sot më tepër se kurrë paraja sundon ligjet, politikën dhe zakonet. Institucionet, librat, njerëzit dhe doktrinat që të gjitha së bashku, bëjnë ç’mos që ta lëkundin besimin ndaj një jete të ardhme, mbi të cilën është mbështetur rendi shoqëror qysh prej njëmijë e tetëqind vjet. Sot arkivoli është bërë një urë kalimi që s’trembet njeri.

– Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera.
– Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.
– Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjellta
– Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij.
– Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët.
– Arti është natyra e koncentruar.
– Të lexuarit na sjell miq të panjohur.
– E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna.

Sa zemërbutë janë njerëzit me mendje të lartë!

Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam.

– Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.

Ndonëse jo çdo Pasuri buron nga veprimtari kriminale, Pasuritë e Mëdha të krijuara në kohë të shkurtër janë përgjithësisht pasuri kriminale.

Ilir Jano_Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit