Wednesday, May 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiLigoraq Karamelo: "Mendoj ti propozojme Kryetarit e keshillit bashkiak qe kjo rruge...

Ligoraq Karamelo: “Mendoj ti propozojme Kryetarit e keshillit bashkiak qe kjo rruge te emertohet Motrat Cico.”

Ligoraq Karamelo: “Mendoj ti propozojme Kryetarit e keshillit bashkiak qe kjo rruge te emertohet Motrat Cico.”

Përkrah postimin e ish deputetit të Korçës z. Ligoraq Karamelo

Kjo eshte rrugica qe ndodhet perballe bashkise deri tek gjimnazi Th.Germenji.Emertohet Misto Mame. Pa dashur te ul jeten e vepren e ketij Heroi te Luftes,mendoj ti propozojme Kryetarit e keshillit bashkiak qe kjo rruge te emertohet Motrat Cico.Kjo mendoj ka shume vlera kuptimplote qe lidhen me historine e saj,te besimit orthodhoks dhe te tradites qytetare korcare.
Se pari,aty ndodhet shtepia ku ato kane jetuar dhe ku manifestuan e mbajten gjalle e ndezur driten e besimit fetar,ne erresiren e eger komunisto- ateiste.
Se dyti,aty ishte streha ,ku jo vetem kryheshin ritet fetare orthodhokse fshehurazi,por Ajo vizitohej nga besimtare ” te fshehte”,te cilet frymezoheshin dhe thellonin besimin tek Perendia.
Se treti,Motrat Cico motivuan,mbeshteten dhe zhvilluan etjen e Kryeepiskipit tone +Joan per te perqafuar thelle besimin orthodhoks,gje per te cilen Kryebariu yne iu eshte mirenjohes perjete.
Se katerti,sapo erdhi ne Korce,ne ate shtepi hyri Kryeepiskopi yne I Shenjte Anastas dhe pergezoi Motrat per cka ato kishim bere ne 24 vitet e erresires fetare ne vendin tone dhe ngriti lart vepren e tyre te ndritur.
Ka shume e shume gjera per te thene per Motrat Cico. Prandaj eshte ne nderin e qytetit,te historise e tradites se tij qe kjo rruge te marre Emrin Motrat Cico.
Ftoj qytetare,besimtare,klerike,keshilltare bashkiake etj per tu deklaruar pjesemarres ne nje peticion e per te vazhduar procedurat e realizimit te ketij propozimi.
Me respekt te thelle per jeten e vepren e tyre dhe per frymezimin qe me dhane edhe mua,
Ligoraq Karamelo

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments