KreuAktualitetiLihen në burg dy policët.Merrnin ryshfet në këmbim të patentave të pezulluara!

Lihen në burg dy policët.Merrnin ryshfet në këmbim të patentave të pezulluara!

Lihen në burg dy policët.

Merrnin ryshfet në këmbim të patentave të pezulluara!

Gjykata e Posaçme cakton masën arrest në burg për dy policët, Elion Picokun dhe Amarildo Likën, të cilët merrnin para për patentat e pezulluara. Efektivët u merrnin nga 500 në 1500 euro drejtuesve të mjeteve për t’u dhënë para kohe lejen e drejtimit që iu ishte hequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në dosje është zbardhur një prej këtyre episodeve, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj. Personi me të cilin dyshohet se kanë bashkëpunuar është shtetasi nën hetim Alkid Ndreu.
Ky i fundit ishte përgjegjësi i Zyrës së Kartotekës së Organit Administrativ Shtetëror, ku ruhen dhe administrohen lejet e drejtimit te pezulluara. Hetimet për dy efektivët e “Rrugores” nisën që në dhjetor të vitit të kaluar./abcnews.al
@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit