Lindin vlera , vdesin antivlera .Lindin antivlera , vdesin vlera. Ky ështe modeli artit sot në përgjithësi.( vëzhgim qytetarie mbi aktualitetin, nga M. Bici )
Është më e shëmtuar se antivlera, vet vlera kur ngrihet e abuzon mbi antivlerën . Në vend të përsos modelin si risi tejzgjatje të saj , vlera ulërin kur i ka mbaruar dhjami rezerve, e kërkon të lëpijë kockën e radhës.
Ne jemi shoqëri dordolecash që kur vlerës i japim një kockë , hesht përballë antivlerës, madje e ngren në maja në mundësinë më të parë.
Ne jemi sot një shoqëri ndryshimesh si kopja më e keqe e së kaluarës apo imitimi më i shëmtuar i botës .Vlerësuesit e vlerave mbi antivlera ulërasin e shpërfytyrohen më shumë se modeli i fundit i shfaqur antivlerë. Përse ? Sepse po shtohen shumë vetja e tyre. Ndihen të reckosur zhytur parasë. Ndihen të varfër pranë dashurisë. Ndihen të humbur përballë vogëlsisë.
Sot ne nuk kemi nevojë për këto modele . Kemi nevojë të përsosen vlerat pa kompromise. Vetëm këta njerëz mund të shdrrohen në ndryshime të arta për zhvillime të reja të mirëfillta. Fatmirësisht i kemi si tek të rinjtë edhe tek moshat e rritura dhe pse zëri tyre shuhet brenda një audience jo të vogël.
Për fat të keq mbijetesa kërkon lëmoshë sot. Nuk fajësoj askënd përse abuzon në emër vlerash .Fajësoj kur shndrrohet në model.
Risitë e reja në art ( të pamosha) tek ruajnë identitet , kulturë , duke iu përshtatur modernizimit të kohës, le t’ua hapim rrugën vizionare me dashuri. Sa merremi me fjalë boshe, le të ngrihet zëri i një zëri kritik profesionist pa kompromis e kthim qokash.
( Ky status ka për qëllim të kapet shkaku , jo pasoja sic trumpetojnë në rrjete sociale vet ata që fitojnë më së shumti sot në art e “indinjohen” kur u ka rënë vëmendja . Është përtej një eventi të madh artistik ky status sepse aty humbin dhe vlerat e shfaqura , sfumohen zhurrmës së kotësisë)
Mimoza Bici
@NewsIn.Al

