LIRIA, DINJITETI .
Njeriu në natyrën e tij ka gjithmonë ndjenjën e lirisë, synimin për të qenë i lirë; i lirë në veprime, i lirë në mendimet e tj.
Dëshira dhe përpjekjet e tij për të qenë i lirë ka qenë një forcë që e ka bërë njeriun dhe shoqërinë njerëzore të zhvillohet dhe të ecë pë
Dostojevskij.
Ç‘është liria? Cila liri? Liria e barabartë e të gjithëve që të bëjnë ç‘të duan brenda ligjeve?
– Kur mund të bësh ç‘të duash? – Kur ke miliona!
– A i jep liria secilit miliona? – Jo!
– Ç‘ është njeriu pa miliona?Njeriu pa miliona nuk është ai që bën ç‘të dojë, por ai me të cilin bëjnë ç‘të duan.
Anonim.
Nuk ka lumturi pa liri.
Sartri.
Të jesh i lirë do të thotë të zgjedhësh vetë prangat e tua.
Sartri.
Njeriu ështëi lirë sepse sapo hidhet në botë është përgjegjës për çdo gjë që bën.
Njeriu është ç‘bën.
Anonim.
S’ka lumturi pa liri.
Çernishevskij.
Mbani mend! Se njeriu mund të gjykojë vetëm atëhere kur atë nuk e pengojnë aspak, se ai nuk nevrikoset vetëm atëhere kur atë nuk e tallin; se ai nuk e kursen fantazinë e tij vetëm atëhere kur atë nuk ia largojnë, kur atë e lënë të lirë të gjykojë vetë në janë të mira ato.
Shpesh janë rrethat e atilla që e detyrojnë njeriun të veprojë kundër bindjeve dhe pikpamjeve të tij.
Sokrati:
Atje ku ka njëmijë besime, njeriu është më i gatshëm të dyshojë mbi të gjitha.
Dante:
“Segui il tua corso, e lascia dir le genti”!
Ndiq rrugën tënde dhe lëre të flasin njerëzit!
(Ose): – Ndiq rrugën tënde dhe mos vështro se ç‘thotë bota!
Çernishevskij:
Njeriu mund të gjykojë vetëm atëhere, kur atë nuk e pengojnë aspak. Ai nuk nxehet e nevrikoset, vetëm atëhere kur atë nuk e tallin. Ai nuk kursen fantazinë e tij, vetëm atëhere kur atë nuk ia largojnë, por e lënë atë të lirë të gjykojë vetë në janë të mira ato.
Shiller:
Mendimet e mia i përkasin gjithë botës, kurse ndjenjat e mia më përkasin mua, vetëm mua.
Prof. Gjergji Gusho _ Në Korçën tonë
@NewsIn.Al

