KreuAktualiteti“Lirohet nga burgu”/ Prapaskenat: Çfarë ndodh me Metën pasi të fitojë mandatin...

“Lirohet nga burgu”/ Prapaskenat: Çfarë ndodh me Metën pasi të fitojë mandatin e deputetit…

“Lirohet nga burgu”/ Prapaskenat: Çfarë ndodh me Metën pasi të fitojë mandatin e deputetit…

Sali Berisha ka “shpërblyer” aleatin e tij, Ilir Metën duke e vendosur në listën e sigurt të PD-së për deputet.

Të ftuar në Report TV, avokati Përparim Çaça dhe deputeti Rezart Kthupi na tregojnë prapaskenat se çfarë do të ndodhë me Ilir Metë pasi të fitojë imunitetin e deputetit.

Sipas tyre, mandati i sigurt në listën e deputetëve të PD-së i është dhënë për qëllimin që Ilir Meta pas “11 Majit” të lirohet nga qelia.

“Kur bën betimin quhet deputet, pra deri në shtator. Përndryshe mbetemi të zgjedhjet. Nëse zgjidhet deputet, topi i kalon SPAK, sepse kërkohet autorizim Kuvendi për të mbajtur me masë shtrënguese një deputet”, tha avokati Përparim Çaça.

Kurse deputeti Rezart Kthupi ndan mendim tjetër: “Mandati i deputetit jepet nga KQZ, pra ti e fiton mandatin kur KQZ merr vendim dhe shpall mandatin. Në këtë moment ti merr të drejtat që rrjedhin nga ligji dhe Kuvendi. Meta del menjëherë nga burgu sa të shpallet vendimi” (Rilindje)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit