Liverpool: Interesimi i Elon Musk për ta blerë atë!
Synimi i Elon Musk për të investuar në fushën e futbollit u zbulua të shtunën e kaluar (01/04) nga “Weekend Sport”, duke pretenduar se ai po mendon të paraqesë një ofertë për të blerë një ekip të madh të Premier League .

Dhe ky nuk është askush tjetër veçse Liverpool, një qytet me të cilin Musk ka lidhje të forta, pasi gjyshja e tij nga babai ka lindur dhe është rritur në zonën e Merseyside.
Duke folur për “ Times Radio ”, babai i tij, Errol , pasi u pyet për interesin e të birit për të blerë Reds , shmangu një përgjigje të qartë për planet e miliarderit.
“Nuk mund të komentoj për këtë. Është diçka që ai dëshiron, por kjo nuk do të thotë se do ta blejë ”, theksoi ai.


@NewsIn.Al

