Tuesday, December 3, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtLlazi Serbo. Homazh sot ne ditelindjen e tij. Aktori korcar "Profeti i...

Llazi Serbo. Homazh sot ne ditelindjen e tij. Aktori korcar “Profeti i fundit i artit te vertete”. Bekim Fehmiu ishte idhulli i tij…

Llazi Sërbo “Profeti i fundit i artit të vërtetë”.

Lindi më 9 Mars të vitit 1945 në Korçë dhe vdiq më 13 Shtator 2010. Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1966 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios “Shqipëria e Re”. Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi “Bardhësi” me regji të Besim Kurtit në vitin 1986. Në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare (Nder i Kombit). Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972, roli i Dajlanit në filmin “Yjet e netëve të gjata”, më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin ” Operacioni “Zjarri”” në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi “Gracka” në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj. Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”. Ai me 13 shtator 2010 vrau veten në banesën ku jetonte i vetëm. Në letrën e fundit shkruante: “Dua të vdes sikurse Bekim Fehmiu”

Për meritat e tij artistike. Llazi Sërbo është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments