- LOGJIKA INDIVIDUALE DHE AJO E TURMËS
Evolucioni i qenies njerëzore ndër mijëvjeçarë ka sjellë si rezultat përdorimin e logjikës për zgjidhjen e problemeve , zgjidhje që në rradhë të parë bazohet në njohuri të përgjithshme e të thellë në detajet e temës në fjalë .
Ky është njeriu i shekullit të 21të , ai që ka në zotërim të tij në xhepin e pasëm një kapacitet prej 64 ose 128 MB dije për ta përdorur për të përmirësuar jetën e tij . Ai mund të lexojë ,dëgjojë ,pyesë e të mësojë për çdo temë në kohë reale ,mjafton të përdorë testjerën siç duhet dhe të lartësojë përditë individualitetin e tij përmes dijes . Kjo kërkon një harmoni të plotë me vetveten , kërkon në rradhë të parë njohje të individualitetit tënd , aftësive dhe kapaciteteve të tua në temën në fjalë .
Evolucioni megjithatë nuk ka hecur gjithmonë në shinat e logjikës historike , për të arritur këtë nuk ka qënë e lehtë , ka pasur edhe përmbysje ku individualiteti ka humbur e turma i ka përpirë ndërgjegjet në një, atë të turmës që ka tendencë të frenojë procesin evolutiv dhe përparimin e dijes e cila idenë absurde , mendimin mund ta bëjë realitet e ti japë formë konkrete nëpërmjet logjikës së ftohtë . Kjo logjikë individuale jo vetëm që është e ndrojtur dhe pa eksperiencë historike por është praktikisht e kundërta e logjikës së turmës e cila bazohet tek instinkti i shkatërrimit që është i lashtë sa vetë njerëzimi .
Lenini, Stalini, Mao Ce Dung, Enver Hoxha e kanë ditur shumë mirë se kur ndërgjegjet individuale shkriheshin në atë kolektive atëherë nuk kishe nevojë ti drejtoheshin njerëzve në individualitetin e secilit por në ndërgjegjen e përbashkët , ne atë të turmës e cila nuk ka nevojë për logjikë e intelekt por thjesht instinkte bazë si shkatërrimi për të mbajtur të lidhur këtë turmë . Mjafton ti hedhim një sy postkomunizmit shqiptar dhe të pyesim vetveten : a kanë qenë të nevojshme tërë këto shkatërrime që janë bërë ndër vite e këto jetë njerëzish të humbura ose më mirë , a ka pasur mundësi të evitohen ato? Nën logjikën e turmës sigurisht që jo dhe dikush ka ditur të mbajë të lidhur turmën duke nxitur instiktet barbare të shkatërrimit. Dikush ka drejtuar duke i thirrur instinkteve të turmës e jo logjikës së individëve . Kjo nuk duhet ndaluar sepse ndërpritet ajo lidhje e turmës dhe del logjika individuale.
Akte të vrullshme dhune jo ligjore nga një president që ëndërron të bëhet kryeopozitar pikërisht këtë synojnë , ngjalljen e instinkteve barbare të turmës
Adi Nova – Athine.

