Kryetarja Kryemadhi ka denoncuar ishët e partisë së saj për korruprion lidhur me inceneratorët…
Është denoncim, apo është presion për të larguarit e tjerë, këtë do e tregojë koha.

Sipas “Opinion” ,LSI ka depozituar tre kallëzime në SPAK për ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit në lidhje inceneratorin e Fierit.
Të paditurit janë ish-ministri Lefter Koka, njëkohësisht ka qenë një ndër deputetët të kësaj partie, si edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako si edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
Sipas kësaj partie, të tre ata duhet të japin llogari për shkeljet e kryera gjatë miratimit të lejes për ndërtimin e inceneratorit të Fierit sipas LSI. Padia është dorëzuar në SPAK nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kujt ja mban, le të guxojë… dosjet aty janë!
#NewsIn. Al

