“Luftoni vetë për deputet”/ Rama me Socialistët e Fierit: Në listë të sigurt vetëm…
Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.
Rama mësohet t’u ketë thënë socialistëve të Fierit se vetëm drejtuesit politikë do të jenë në lista të sigurta, pjesa tjetër që duan të kandidojnë për deputet do të jenë në lista të hapura.
“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, është shprehur Rama.
Gjithashtu në kete takim të socialistëve te qarkut të Fierit, Rama ka kërkuar mbështetje për drejtuesen e qarkut Belinda Balluku ndërsa ka kërkuar nga strukturat të “ndezin motorrët në maksimum” për te fituar një mandat tjeter në qeverisjen e vendit.
@NewsIn.Al