MAGJI E QYTETIT. (Korçës).
Gjithçka e bukur duket sikur rrotullohet vetëm rreth teje
Si një karusel që poshtë tij fëmijët mbajnë radhën
Në dimrat e tu të bardhë dashuritë marrin flakë
E puthjet askund frymë nuk morën si rrugicave tua
Jeta duket sikur ka nisur shume më heret tek ty
E tani ecën me ritme që s’ndalin.
Qyteti që të deshi e u dashurua gjithkush
Zemërrrëmbues si ty ska të dytë.
Nuk kam besuar në magjitë sido të jenë sajuar
Siç nuk kam besuar në dashuritë e përjetshme
Të preka ty dhe besova se ti je magji
Vetja princeshë mu duk rrugëve tua
Përjetësisht e dashuruar…
(M. Toromani)
@NewsIn.Al