Magjia e futbollit- Në Argjentinë “Boka” fiton titullin “e ndihmuar” nga rivalja e përjetshme ” River Pleit”…
Është e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme, unike, dramatike dhe e denjë për filma në “Netflix”, ajo që ndodh në Argjentinë në ndeshjen e fundit, atë vendimtare të këtij kampionati.
Boca Juniors dhe Racing Club ndaheshin para ndeshjeve nga një pikë e vetme, përkatësisht 51 dhe 50.
Ndeshjet e fundit: Boca Juniors-Independiente dhe Racing Club-River Plate. Minuta 90′: Boca barazohet nga Independiente (2-2) dhe vë në dyshim titullin sepse epërsia 1 pikë nga Racing Club, (i cili në atë kohë po barazonte 1-1 me Riverin) nuk garanton asgjë.
Atëherë kur Independiente barazoi dhe i dha një “asist” Racingut, mendoi dhe arbitri i cili i jep një penallti ekipit nga Avejaneda, pikërisht në minutën e 90’, e cila do i jepte fitoren duke shkuar në +1 nga Boca, bashkë me ndeshjen duke fituar të gjithë kampionatin.
Këtu ndodh e paimagjinueshmja, Racing humbi penalltinë, pësoi dhe një gol në minutën e 96’ të ndeshjes, ku River Plate, me anë të një kundërsulmi, i dha fund ëndrrës së tyre.
River Plate i dha fitoren e titullit as më shumë e as me pak se vetë rivalit të përjetshëm, Boca Juniorsit.
Rezultatet përfundimtare shënuan Boca Juniors 2-2 Independiente dhe Racing Club 1-2 River Plate.
Renditja:
Boca 52 (KAMPIONE)
Racing Club 50
Nga Erald KEÇI
@NewsIn.Al

