Mall për nënën, shtëpinë, hardhinë…/Piro Dhame
Më mori malli të shkoj në fshatin tonë, nëna ime dhe e gjeta veten një muzg, jashtë shtëpisë sonë të varfër.
Unë shoh hardhinë në oborr, të zbehtë dhe të tharë, oxhaku ynë pa tym dhe gjysmë i thyer. Dera kërcet dhe gjëmon, sikur më njeh dhe e gjithë shtëpia shpërthen nga gëzimi…
Këtu ishin zëra, të qeshura dhe zhurmë, tani banojnë merimangat, pluhuri dhe heshtja.
Unë u ula në një stol që më bëri babai, dukej si një vepër arti!… e mbaj mend atë ditë.
Më kapën lotët, fillova të qaja dhe aty ku hiqesha i fortë, me duket sikur perkulem!
Unë mendoj se gjithçka po më shikon, gjithçka po pyet: – Ata që jetuan këtu, tani që ku ikën, pse na lanë vetëm?
Ato kërkojnë një përgjigje, por kush do t’ua japë? kujtimet si thikë që më therrin.
Për ty, nënë, më pyesin a do të kthehesh, te pret në oborr, hardhia t’i japësh ujë… !!
Piro Dhame_ Në Korçën tonë
@ NewsIn.Al

