Thursday, October 22, 2026
spot_img
HomeAktualitetiManchester United gjen kandidatin kryesor për të zëvendësuar Michael Carrick

Manchester United gjen kandidatin kryesor për të zëvendësuar Michael Carrick

Në Angli ka dalë emri i favoritit për të marrë drejtimin e Manchester United

Manchester United mund të përgatitet për një tjetër ndryshim në stolin e skuadrës, pas rezultateve zhgënjyese që kanë shoqëruar fillimin e sezonit.

Disfata 4-1 ndaj Como-s në Champions League ka vënë edhe më shumë në pikëpyetje të ardhmen e Michael Carrick, ndërsa Eddie Howe është shfaqur si kandidati kryesor për ta zëvendësuar.

Sipas “SPORTbible”, ish-trajneri i Newcastle kryeson listën e favoritëve për të marrë drejtimin e Manchester United-it, bazuar në kuotat e kompanive britanike të basteve.

Ndërkohë, “TEAMtalk” raporton se drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” kanë zhvilluar diskutime të brendshme për mundësinë e emërimit të Howe, në rast se vendosin të shkarkojnë Carrick.

Trajneri 48-vjeçar është aktualisht pa skuadër, pasi u largua nga Newcastle në fund të korrikut. Ai raportohet se është i interesuar të rikthehet në drejtimin e një klubi, ndërsa përvoja e tij në Premier League dhe kombësia britanike konsiderohen avantazhe për kandidaturën e tij.

Megjithatë, Howe nuk është alternativa e vetme. Antonio Conte mbetet gjithashtu një kandidat serioz, ndërsa në listën e emrave të përfolur përfshihen Fabian Hurzeler, Julian Nagelsmann dhe Kieran McKenna.

Sipas kuotave të publikuara nga “Oddschecker”, Howe konsiderohet favoriti me koeficient 9/4, megjithëse disa kompani e rendisin Conte-n në të njëjtin nivel me të.

Manchester United po kalon një periudhë tepër të vështirë, duke regjistruar shtatë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet. Humbja ndaj Como-s ka përkeqësuar më tej situatën dhe ka shtuar dyshimet për aftësinë e Carrick për ta nxjerrë skuadrën nga kriza.

Për momentin, drejtuesit e Manchester United-it nuk kanë marrë një vendim zyrtar për shkarkimin e trajnerit, por emri i Eddie Howe po fiton gjithnjë e më shumë terren si pasuesi i mundshëm i tij

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments