KreuKulturë / ArtMartesa e Bizantit me Europen dhe 'Shqiponja Perandorake'

Martesa e Bizantit me Europen dhe ‘Shqiponja Perandorake’

Martesa e Bizantit me Europen dhe ‘Shqiponja Perandorake’

Shume shekuj me pare, mbreterit e Europes Qendrore kerkonin te beheshin pjestare, ose aleate, te Perandorise Bizantine, qe njihet edhe si Perandoria Romano-Lindore.
Ne Prill te vitit 972, princi Otto II, ne ate kohe vetem 17 vjecar u martua me princesen e mitur 12 vjecare Theofano.
Otto II ishte djali i mbretit gjermanik Otto I.
Theophano ishte mbesa e Perandorit Bizantin, Joanis Cimiskis.
Ceremonia martesore u zhvillua ne kishen e famshme te Shen Pjetrit, ne Vatikan. Kontrata e marteses ju dha te drejta te barabarta bashkeshorteve. Pra, njeri zoteronte aq sa zoteronte dhe tjetri.
Me poshte tregohet nje gdhendje ne fildish ku Krishti bekon Princin dhe Princeshen e re. Ka disa supozime se perse Ottoja ka hipur mbi shpinen e nje personi nen kembet e tij. Cilado qe te kete qene arsyeja, nje gje ishte me se e qarte. Nepermjet kesaj martese, Perandoria Bizantine kishte njohur pretendimet e Mbreterise Gjermanike mbi hapesirat kristiane, qofshin keto te Lindjes apo te Perendimit.
Kete pretendim te dyanshem e kishte bekuar ne menyre figurative vete Krishti, ashtu sic tregohet ne punimin 1100 vjecar. Me standartet e sotme mund te quhet nje marreveshje politiko-strategjike me prapavije fetaro-kristiane.
Shekujt qe pasuan treguan se mbreter, princer apo antare te klasave drejtuese europiane kerkonin te lidhnin te kaluaren e tyre me Bizantin. Shume prej tyre krenoheshin duke mare te drejten e mbajtjes si simbol familjar shqiponjen me dy koke qe ishte simboli me i larte i Familjes Imperiale Bizantine.
Dobesimi dhe renia e Bizantit shpernguli qendren e rendeses nga Lindja ne qender te Europes. Ishin familjet drejtuese gjermanike, kryesisht Habsburgasit, ata qe i dhane nje kuptim tjeter ‘Shqiponjes Imperiale’ duke e kthyer kthyen ate ne nje element propagandistik si asnjehere me pare. Fale tyre ky simbol u shtri jo vetem ne kontinentin Europian, por deri ne ‘Boten e Re’ …
Personalisht, mendoj se edhe flamuri nacinal shqiptar eshte nje rikthim i cunguar bizantin, por kesaj radhe nga Viena drej jugut dhe jo si 1000 vite me pare nga Kostantinopoja drejt Europes.

Petro Prodani

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit