KreuAktualitetiMasakroi ish të dashurën shtatzënë me thikë, burg përjetë shqiptarit në Itali

Masakroi ish të dashurën shtatzënë me thikë, burg përjetë shqiptarit në Itali

Masakroi ish të dashurën shtatzënë me thikë, burg përjetë shqiptarit në Itali

40-vjeçari shqiptar Bujar Fandaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të rëntda tët Trevizos në Itali, për vrasjen e ish të dashurës së tij 26-vjeçares Vannesa Ballan, më 19 dhjetor të vitit 2023.

Fandaj i cili prej vitesh punonte si zejtar në Altivole të Italisë, u arrestua nga policia italiane menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Riese Pio X më 19 dhjetor 2023.

Ngjarja

Mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2023 Vannesa u gjet e masaktuar me thikë nga partneri i saj në shtëpinë  etyre. 26-vjeçarja ndodhej me leje lindjeje pasi ishte në muajin e tetë të shtazanisë dhe ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ngriti menjëherë dyshimet te 40-vjeçari shqiptar Bujar Fandaj, pasi ky i fundit në të shkuarën kishte patur lidhje intime me viktimën, por pas ndarjes ai ishte kthyer në makth për 26-vjeçaren dhe partnerin e saj.

Siaps mediave italiane Fandaj nuk e kishte kapërdirë dot ndarjen mes tyre dhe kishte nisur presionin psikologjik ndaj 26-vjeçares duke i publikuar videot e tyre intime në rrjet e më aps duke ia nisur ato edhe parterit të Vannesës.

Por pas denoncimit të të resë, Fandaj ishte tërhequr përkohësisht duke mos e shqetësuar, deri në mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2023.

Sipas rindërtimit të ngarjes nga hetuesit, më 19 dhjetor 2023, Fandaj hapi me forcë një dritare dhe hyri në shtëpinë e gruas. Atje, i armatosur me një thikë, ai e goditi Vanessën tetë herë me thikë, duke e lënë të pajetë në dysheme. Më pas ai u përpoq të arratisej nga Italia.

Megjithatë, ai u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët në shtëpinë e tij. Në fillim ai rrëfeu ngjarjen, por më pas u përpoq ta minimizonte përgjegjësinë e tij duke mohuar paramendimin. Por provat e mbledhura, duke përfshirë detajet e sulmit dhe mesazhet që i paraprinë vrasjes, e bindën Gjykatën për fajësinë e tij të plotë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit