KreuAktualitetiMatilda Bako krenaria e një vajze korçare në Bundestagun Gjerman

Matilda Bako krenaria e një vajze korçare në Bundestagun Gjerman

Matilda Bako krenaria e një vajze korçare .

Kështu buzëqesh gjithmonë. Asnjëherë nuk ankohet apo viktimizohet për sakrificat dhe punën e palodhur që ka bërë falë vullnetit të saj të hekurt.
Është ende shumë e re, por e vetmja shqiptare që do të vazhdojë edhe këtë vit të punojë në parlamentin gjerman.
I ka filluar studimet e saj në Shqipëri, një studente ekselente që vlerëson maksimalisht pedagogët e saj. Me argumentet dhe motivimin arriti të fitojë një bursë dy vjeçare për të vazhduar studimet në Gjermani.
” Edhe kam qarë në ditë të vështira e vetmie, po nuk hoqa kurrë dorë nga ëndrrat e mia” – më tha në një bisedë të këndshme ku minutat fluturonin gjatë rrëfimit.
Mundësia për të kryer praktikën mësimore në Bundestagun Gjerman i ka hapur tashmë dyert edhe të punojë për të studiuar më tej me fokus zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë.
Jam e bindur, së shpejti Ti do të jesh krenaria e qytetit tonë.

Erjona Pambuku

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit