Papritur Edmond Soaho bëhet faktor edhe në këto zgjedhje!
Akuxon dhe fyen gazetarin Xhensil Shkëmbi për fotografi me deputetin?
Si mund të përfaqësoni ju një Parti Demokratike kur e quani “armik” dikë që ulet në tavolinë me një përfaqësues të një partie kundërshtare! Është alfa e demokracisë i nderuar deputet, mendimi ndryshe është demokraci!
Ke shkuar ndonjëherë në kishë zotëri?!
Po të shkosh do ta shohësh që gjithmonë atje jepet ushqim për të ngrënë dhe ndihma për në shtëpi! Nuk jepen për vota por për të jetuar!
Ke ndonjë përgjegjësi ti si deputet që ka familje kaq të varfëra… mos harro se ke qënë dhe me themele në pushtet!
Kot e bën këtë zhurmë zotëri… ju nuk dënoni dot një gazetar sepse kurrë nuk mund të ngriheni në ndërgjegja dhe sakrifica e një gazetari!
Xhensili është gazetar i ri dhe do apo nuk do ti, do të jetë gjithmonë përballë ju politikanëve dhe kujtdo që nëpërkëmb punën e gazetarëve!
Votat fitohen me punë kundrejt zgjedhëzve, jo me akuza për gazetarët!