Mbështetës të Albin Kurtit në Tiranë për të rrëzuar Edi Ramën, del DËSHMIA tronditëse…
Një dokument i Policisë Gjyqësore në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë ka zbardhur deklarimet e një shtetasi nga Kosova, i cili ka pranuar se kishte ardhur nga Prishtina për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me synimin për ndryshimin e pushtetit dhe vendosjen e një qeverie që mbështet politikat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në procesverbalin e mbajtur në 15 tetor të orës 22:30, në këtë komisariat, shtetasi kosovar ka deklaruar para OPGJ-së se kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me një shok, pasi kishte ndjekur zhvillimiet e fundit politike dhe protestat në kryeqytet.
Ai është shprehur se është simpatizant i Albin Kurtit dhe se politikat e kryeministrit të Kosovës bien ndesh me ato të Edi Ramës.
“Unë jam simpatizant i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Duke qenë se Albin Kurti ka sjellë begati dhe mirësi në Kosovë dhe politika e tij bie ndesh me politikat e Edi Ramës, vendosa të vij dhe të protestoj kundër tij për të ndryshuar pushtetin”, thuhet në deklarimin e bërë nga shtetasi kosovar.
Më tej, ai ka pohuar se qëllimi i ardhjes së tij në Tiranë ishte rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës.
“Dhe prandaj së bashku me shokun tim të vij në Tiranë për të rrëzuar Edi Ramën”, ka deklaruar ai.
Por, deklarimet më të forta janë bërë gjatë pyetjeve të drejtpërdrejta të oficerit të Policisë Gjyqësore, i cili e ka pyetur për motivet e pjesëmarrjes në protestë.
Në vijim, deshmitari ka shprehur hapur dëshirën për vendosjen e një qeverie tjetër në Shqipëri, e cila të jetë në linjë me politikat e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.
“Për këtë arsye kam ardhur për të hedhur qeverinë shqiptare, me qëllim të vendoset një qeveri tjetër pro politikave të Lëvizjes Vetëvendosja dhe Albin Kurtit”,thuhet në procesverbal.
@NewsIn.Al
