“Mbi varrin e mbretit të kokainës, narkotrafikantit më të madh në botë, Don Pablo Escobar… Don Pablos, ja gjetëm varrin të paktën…”
Mesazh “i koduar”nga gazetari Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në Kolumbi ku ka vizituar edhe qytetin e Medellinit, qendrën operacionale të kartelit të Escobarit duke dhënë edhe disa mesazhe prej andej.
Gjatë ditës së sotme ai ka postuar një foto nga varri i Escobarit duke thënë se “të paktën këtij ia gjetën varrin, kurse të tjerëve nuk i dihet as nam dhe as nishan”.
Mesazhi i Hoxhës lidhet me zhdukjen e bujshme të Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet prej më shumë se një muaji.
“Mbi varrin e mbretit të kokainës, narkotrafikantit më të madh në botë, Don Pablo Escobar…(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993). Don Pablos, ja gjetëm varrin të paktën, por si t’ia bëjmë me ata të tjerët, qe nuk po u gjejnë as nam dhe as nishan…”, shkruan Hoxha në Facebook.
@NewsIn.Al

