Monday, May 19, 2025
spot_img
HomeAktualiteti*MBRËMJA IME* / Poezi nga Skënder Rusi

*MBRËMJA IME* / Poezi nga Skënder Rusi

*MBRËMJA IME⁸
Ti mbrëmje qëndro me mua,
M’i hidh duart në qafë,
Përqafomë!
Kam nevojë që pikërisht
Ti të më duash,
(Të tjerët më kanë tradhëtuar
Ose do të më tradhëtojnë!)
Qendro me mua ,të lutem,
Hidhe xhaketën time krahëve,
Po të kesh ftohtë!
Të dy bashkë ne mund të krijojmë
një tjetër dashuri,
Mund të ngremë nga fillimi
Një tjetër botë!
Ti mbrëmje qendro me mua,
Dua të vdes me kokën
Mbi supin e muzgut!
Kam nevojë që pikërisht
Sonte të më duash,
Që edhe absurdi ynë
të jetë i bukur!

Skënder Rusi

@NewsIn Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments